Me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, lideri i grupit palestinez Hamas ka vizatur këtë të shtunë Stambollin.
Një deklaratë nga Hamasi të premten tha se Erdogan dhe Haniyeh do të diskutojnë konfliktin në Gaza, duke shtuar se kreu i byrosë politike të grupit shoqërohej nga një delegacion.
Në lidhje me luftën në Gaza, Erdogan është rreshtuar krah Hamasit dhe ka dënuar sulmet izraelite ndaj civilëve palestinezë. Që prej fillimit të luftës, që përkon me datën 7 tetor, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 34 mijë palestinezë.