Liverpool ka vendosur më në fund se cili do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Klopp, me trajnerin gjerman që e mbyll eksperiencën me “The Reds” këtë verë. Nga mediet britanike raportohet se klubi anglez do t’i besojë drejtimin e skuadrës trajnerit aktual të Sporting CP, Ruben Amorim. 39-vjeçarit portugez i është ofruar një kontratë 3-vjeçare nga Liverpool, ndërsa bëhet me dije se edhe termat financiar mes palëve në fjalë janë rënë dakord.

Amorim kishte kontratë deri në 2026-ën me klubin portugez, megjithatë tashmë ai do të nisë një eksperiencë të re në një prej kampionateve më të forta, në krye të “The Reds”.