Ndërkohë që skenarët për Ukrainën sa vijnë e bëhen më të zymtë, ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski, deklaron se një luftë e Rusisë me NATO-n do të çonte në humbje të Kremlinit. Madje sipas Sikorskit ky do të ishte rezultati i pashmangshëm.
“Nuk është Perëndimi, pra NE që duhet të trembemi, por e kundërta. Ja vlen të kujtohet kjo dhe jo për të rritur ndjesinë e kërcënimit te rusët, pasi NATO është një pakt mbrojtës, por për të treguar se një sulm nga rusët ndaj njërit prej anëtarëve të saj do të përfundonte në humbje të pashmangshme”, është shprehur Sikroski gjatë një fjale në dhomën e ulët të parlamentit polak.
Sipas tij, shpresa e vetme e presidentit rus është mungesa e vendosmërisë së Perëndimit, diçka për të cilën Polonia dhe vendet balltike kanë shërbyer si nxitës.