Tetë palestinezë janë vrarë sot nga bombardimet izraelite në lindje të zonës Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Pesë prej tyre u vranë nga një sulm ajror, ndërsa 3 të tjerë u vranë në lagjen “Al Geneina” si pasojë e të shtënave me armë nga forcat izraelite.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë raportuar për një seri bastisjesh izraelite në pjesën qendrore të Gazës në kampin Nuseirat ku u raportuan edhe dy persona të vdekur. Sipas informacioneve bombardimet shkatërruan një kullë banimi.