Ukraina nuk ka municion të mjaftueshëm për një kundërsulm kundër Rusisë, por ka filluar të marrë disa nga partnerët për t’u mbrojtur, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne nuk kemi predha për aksione kundërsulmi, aq sa për mbrojtje. Ka disa iniciativa dhe po marrim armë”, tha ai.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi se Ukrainës mund t’i mbarojnë raketat anti-ajrore nëse Rusia vazhdon fushatën e saj të intensifikuar të bombardimeve me rreze të gjatë. Reuters vëren se ky është paralajmërimi i lëshuar nga presidenti ukrainas për përkeqësimin e situatës së mbrojtjes ajrore të vendit të tij vjen pas javëve të sulmeve ruse në sistemin energjetik dhe qytete duke përdorur raketa dhe drone.

“Nëse ata vazhdojnë të godasin Ukrainën çdo ditë siç kanë bërë muajin e fundit, ne mund të na mbarojnë raketat dhe partnerët e dinë këtë,” tha Zelensky në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas. Zelensky theksoi veçanërisht nevojën për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Ai gjithashtu theksoi se vendi i tij është në pritje dhe në nevojë të madhe për paketën e madhe të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara dhe se ende beson se Kongresi do ta miratojë këtë paketë.

“Unë ende besoj se mund të kemi një votë pozitive në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai në një intervistë televizive të postuar në faqen e tij të internetit. Zelensky shtoi se vendi i tij do të pajtohej me paketën e ndihmës amerikane në formën e një kredie. “Ne do të pajtoheshim me çdo opsion”, theksoi ai, duke shtuar se e rëndësishme është që ndihma të arrijë “sa më shpejt të jetë e mundur”.