E ardhmja e mbrojtësit Jarrad Branthëaite mund të jetë larg nga Everton, klubi të cilit iu bashkua në janar 2020, duke u huazuar më pas te Blackburn dhe PSV Eindhoven. Pas 35 paraqitjeve, ku ka realizuar dy gola në Premierligë, këtë sezon lojtari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve përfshirë Manchester United.
Sipas Sky Deutschland, “Djajtë e Kuq” e kanë vendosur atë në listën e dëshirave për verën. Sa i përket shifrave të operacionit, kartoni i lojtarit kushton jo pak por 93 milionë euro. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.