Marcelo, një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë në krahun e majtë, ka habitur jo pak me formacionin më të mirë të lojtarëve me të cilët ka luajtur. Gjatë karrierës së tij, ish-mbrojtësi i Real Madrid ka luajtur me yje të futbollit botëror ndaj ka pasur shansin të zgjedhë formacionin me lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur. Formacioni i zgjedhur nga braziliani ka disa surpriza duke nisur nga porta, aty ku ai vendosi të zgjidhte Keylor Navas para Iker Casillas.

Ndërsa në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, Marcelo ka preferuar Rafinhan para Dani Carvajalit. Rafinha ndonëse kishte një karrierë të pasur tek Bayerni, ai nuk arriti që ta fitojë statusin e legjendës tek Brazili pasi kishte vetëm katër paraqitje.
Në fund, Marcelo ka zgjedhur Zidanen si trajner të ekipit së bashku me trajnerin aktual të Flamengos Fernando Diniz.

Formacioni i plotë:
Navas; Roberto Carlos, Sergio Ramos, Thiago Silva, Rafinha; Modric, Casemiro, Kroos; Neymar, Ronaldo Nazario, Cristiano Ronaldo.