Zyrtarët e Pallatit Buckingham po përditësojnë rregullisht një plan veprimi për funeralin e ardhshëm të mbretit Charles pasi burimet mbretërore kanë zbuluar se gjendja shëndetësore e monarkut po përkeqësohet.

Sipas burimeve të brendshme, plani i titulluar “Operacioni Menai Bridge” për përgatitjet për funeralin e mbretit kanë nisur që nga dita pasi mbretëresha e ndjerë Elizabeth u varros në vitin 2022, si një udhëzues për të siguruar që ceremonia e Charles të zhvillohet pa pengesa. Monarku 75-vjeçar ka rralluar daljet e tij publike pas njoftimit për diagnozën e kancerit në shkurt.

“Të gjithë janë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë”, tha një mik i vjetër i familjes mbretërore.

Pallati nuk ka ndarë shumë informacion për publikun lidhur me udhëtimin e monarkut për t’u trajtuar nga sëmundja e rëndë, por mediat britanike raportojnë se gjendja e tij nuk është e qëndrueshme.