Kreu i PD Lulzim Basha i ftuar në “Frontline Interview” në Report Tv nuk preferoi të bëjë komente në lidhje me raportet e Ilir Metës me drejtësinë.

Pyetje: A jeni pjesë e atij grupi që orët e metës nga SPAK janë të limituara?

Basha: Nuk preferoj të bëj parashikime, drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Pyetje: Si i shikoni reagimet e Metës ndaj SPAK?

Basha: Siç ju thashë aktivitetin tim të politik as Meta e as formacioni i tij politik nuk zë vend, prandaj dhe reagimet e tij nuk i kemi ndjekur me vëmendje. Fjalori i çakorduar tregon gjendje të rënduar të atyre që e përdorin. Kur përdor këto shprehje ndaj institucioneve të shtetit që vetë i ke votuar.

S’kemi asnjë pendesë, jemi të vendosur t’i japim mbështetje totale SPAK. Kam keqardhje që sakrificat e demokratëve kanë ushqyer njerëz si Ilir Meta. Për këtë Berisha ua ka borxh një ndjesë demokratëve, duhet distancim total.