Ilir Meta hodhi votën për president dhe zv.presidentin e PL-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve teksa mbahej Konventa e Partisë së Lirisë.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për Monika Kryemadhin, që deklaroi se mund të tërhiqet nga politika për t’iu përkushtuar familjes.

Meta kujtoi edhe një episod nga fushata e vitit 2005, kur Kryemadhi garoi në Kombinat në Tiranë. Megjithëse nuk fitoi Meta i bleu bashkëshortes një makinë ‘Tuareg’.

‘Nuk e shikoj kështu. Ajo gjithmonë ka qenë një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë e dedikuar me fëmijët. Jam i bindur që do ti bëjë të gjithë detyrat e saj me përgjegjshmëri por edhe me emocion. Po si u largua?

Ajo është anëtare e KPD. Sepse është ish- kryetare. Edhe unë nesër, kur do të jetë ajo ditë ardhtë sa më parë, do jem anëtar i KPD. Ajo është deputete me shumë vota. E tregoi edhe në 2005. Doktori tha një gjë të madhe pak më parë, kur fola me të, i kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar.

Monika e pati shumë të vështirë në Kombinat sepse sa kishte lindur vajza, në atë kohë Nano i vuri përballë ish ministrin e Brendshëm. Edhe ju rekomandua këtij të shkonte në Fier dhe jo në Kombinat, në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë, mori 30%, fitoi i ndjeri presidenti Nishani, i cili ka qenë miku ynë.

Edhe Monika u gëzua shumë që fitoi i ndjeri zoti Nishani sepse fushata i kaloi caqet, gjithë ministria u përqëndrua. Pasi kaloi kënaqësia e parë, pasi kishte ndodhur rotacioni, më tha mua u lodha, ça fitova. Kishte pasur dëshirë për një Tuareg dhe ja plotësova këtë dëshirë.

Megjithëse e përdorja unë. Doktori më thotë që në 2007 i thanë që LSI ka rrezik të vërë Monikën kandidate në Tiranë, edhe doktori thotë e kam të zgjidhur, vë Bujarin dhe e kam të marrrur Tiranën’, tha Meta.