Një ngjarje e rëndë ndodhi në një sall gjyqi në São José do Belmonte të Brazilit. Një djalë që merrte pjesë në gjyqin e vrasësit të babait të tij qëlloi disa herë mbi të dyshuarin. Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, teksa hap zjarr ndaj Franscico Cleidivaldo Mariano de Moura, 38 vjeç. Mbetet e paqartë se si Terto kishte hyrë në sallën e gjyqit me një revole të kalibrit 38.

Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2023, por policia publikoi videon vetëm më 1 prill 2024. Policia që ndodhej në vend e ndoqi atë nga dhoma dhe përfundimisht e arrestoi nën dyshimin për tentativë vrasje.
Moura i mbijetoi sulmit, por duhej të shkonte në një spital lokal dhe më pas të transferohej në një institucion më të madh për trajtim. Moura vrau Francisco Alves më 5 tetor të vitit 2012.