Degradimi i Ilir Metës, me spastrime në parti dhe ndarje në familje, nuk është një gjë e re.

Në këtë gjëndje pothuajse identike, ai kaloi edhe gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur ishte president.

Ai doli në fushatë elektorale, edhe pse Kushtetuta nuk ia lejonte, dhe fliste për prerje duarsh me kosore e sfurqe, a thua ishte anëtar i ISIS.

Edhe atëherë gjeti tradhtarë në parti dhe i përjashtoi (kujtoni Luan Ramën).

Edhe atëherë ishte gati në ndarje me Monika Kryemadhin dhe u tha se jetonin më vete.

Ndryshe nga tani, që e akuzon për tradhti në favor të SPAK, atëhere ishte Meta i akuzuari, se i kishte rënë në kokë për një kandidate të LSI në Vlorë, aty ku ai shkonte njëherë në dy ditë.

Pra nuk është se Ilir Meta e ka për herë të parë këtë shkallim.

Vetëm se këtë herë, rrezikon burgun, ndaj dhe është i “justifikuar” të çmendet.