Ndeshja esotme mes Real Madrid dhe Barcelonës në Santiago Bernabeo mund të shënojë një tjetër record personal për portierin e katalanasve, Marc Andre Ter Stegen.

Ndërsa blaugranasit luftojnë për të mbajtur gjallë ato pak shanse që kanë për të fituar kampionatin, Ter Stegen vijon të jetë ndër lojtarët më të spikatur te ekipit, me një record solid në elitën e futbollit spanjoll.

Nëse portieri i Barcelonës arrin të mos pësojë gol ndaj Real Madrid për të paktën 53 minuta atëherë ai do të thyejë rekordin e tij personal dhe do të jetë në garë për të thyer rekordin në nivel klubi që e mban Claudio Bravo me 755 minuta pa pësuar gol.

Portieri gjerman ka humbur një pjesë të konsiderueshme të këtij sezoni për shkak të një lëndimi, ndërsa tani është kthyer në 100 për qind të formës dhe i gatshëm t’i ndihmojë Barcelonës në fazën përfundimtare të sezonit.