Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një takim të kabinetit të mërkurën se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të Iranit.

“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre për mbrojtjen e Izraelit… Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka e nevojshme për të mbrojtur veten”, deklaroi ai. Lidhur me Gazën, Netanyahu u shpreh se qeveria izraelite do të miratojë një plan për rehabilitimin e vendbanimeve përreth enklavës me një kosto prej rreth 5 miliardë dollarë.

“Ne do të investojmë në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, mjekësi etj. Terroristët e Hamasit donin të na çrrënjosin – ne do t’i çrrënjosim dhe do të hedhim rrënjë”, theksoi Netanyahu.