Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Sarzanës në Itali.
Policia pati dyshime për shqiptarin i cili shfaqi shenja nervozizmi gjatë kohës që po i bëhej një kontroll personal.
Më pas gjatë kontrollit që u zhvillua në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 10 doza kokainë me peshë rreth 10 gramë në total, një peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e lëndës narkotike.
Gjyqtari i caktoi shqiptarit detyrim paraqitje në polici për rastin.