Vendimet gjyqësore të të gjitha shkalleve të gjykimit në Shqipëri për dosjen Xibraka nuk rezulton të përmendet në asnjë fashikull hetimir I Olsi Rames. Sipas hetimeve, gjatë 27 ditëve që u mbajt në përgjim një nga krerët e këtij grupi krIminal rezulton se të gjithë anetaret e këtij grupi kane komunikuar me njeri-tjetrin por jo me vellain kryeministrit Rama. Hetimet për laboratorin e ngritur në Xibrakë në fund të 2014-tës për prodhimin e kokainës nisën me kërkesë të autoriteteve gjermane që identifikuan se një nga 9 personat e dënuar nga drejtësia shqiptare ishte një nga krerët e grupit kriminal.
Bëhet fjalë për Ilir Hysenin që është dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa 8 personat e tjerë që u dënuan si bashkëpunëtorë për prodhim kokaine dhe trafikimin e saj drejt gjermanisë u identifikuan nga komunikimet telefonike që Hyseni ka patur në 27 ditë që ai u mbajt në survejim dhe përgjim. Referuar dosjes hetimore dhe vendimeve të gjykatave që tashmë kanë marrë formë të prerë, rezulton se Hyseni nuk ka asnjë komunikim apo kontakt me Olsi Ramën, personin që është kallëzuar në spak si pjesë e grupit kriminal nga ana e opozitës.
Po kështu në tre vendime gjyqësore, rezulton se në këto komunikime, nuk është kapur asnjë bisedë apo kontakt, që të lidhte Olsi Ramën me këta persona, teksa edhe vëzhgimet ambientale të kryera, gjithashtu kanë dhënë të njëjtin rezultat.
Në dosje, thuhet se hetimet për të identifikuar personat e përfshirë në laboratorin e kokainës nisën pas informacioneve të përcjella në rrugë zyrtare nga autoritetet e drejtësisë gjermane. Këta të fundit kishin regjistruar një procedim penal në ngarkim të shtetasit shqiptar Ilir Hyseni që cilësohej edhe si drejtues i grupit. Në fund ata u dënuan me vendim të formës së prerë për “Trafikimit të narkotikëve”, “Prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.