Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Banorët kanë degraduar sërish në ofendime për situata që mund të zgjidhen në mënyrë më qytetare. Pasi doli e nervozuar nga pishina, Egla është përplasur me Erjolën dhe kaq ka mjaftuar që vajzat t’i drejtohen me etiketime dhe ofendime njëra-tjetrës.

Teksa Egla ka kërkuar të largohet për në dush i ka bërë me shenjë Erjolës që të largohet, ndërsa më pas e ka quajtur histerike. Erjola në tone të larta i është drejtuar me etiketimin “skizo” që kërkon të stisë situata për të marrë vëmendje.

Erjola: Çfarë ke mi? Çfarë të duket vetja, lëviz thotë
Erjola: O skizo, na lër rehat, se na lage. Hall me ndenjt në pishinë, hall me… ik dil po je lodhur se na çave veshët.

Graciano: Jo ajo që bëre ti mos ja bëfsh njeriut.
Erjola: Po thjesht u hodh në pishinë o burr.

Egla: Histeria nuk duhet të të zërë 26 vjeç.
Erjola: O goc e dashur kishe vend të kaloje atje mos më thuaj muaj ec. Mos m’u ngjit për trupi.

Egla: Më respekt. Hap rrugën mos më rri si trangull në mes të rrugës.
Erjola: Ik lahu, ik thaj flokët.

Egla: Je thjesht një gocë histerike. Je një gocë histerike. Merru me atë çunin aty se është i vetmi që po të kërkon. Hajde mbylle sqepin aty.
Erjola: Ke dy ditë që kërkon situata. Ik mbushu me mend.