Të mërkurën, OKB-ja do të apelojë për 2.8 miliardë dollarë donacione për të ndihmuar popullsinë palestineze në Gaza dhe Bregun Perëndimor deri në fund të vitit 2024, njoftoi Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare në Territoret Palestineze.
“Nesër do të dërgojmë një thirrje për donacione deri në fund të vitit. Ne do të kërkojmë 2.8 miliardë dollarë ndihmë për tre milionë njerëz në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës”, tha kreu i asaj zyre, Andrea de Domenico.
Sipas tij, 90 për qind e asaj ndihme do të dërgohet në Rripin e Gazës.