Mesut Ozil zbuloi së fundmi se do të dëshironte që gjatë karrierës së tij të ishte aktivizuar edhe me Juventusin. Ish-futbollisti i Real Madrid, Arsenal apo Fenerbahce, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se karrierës së tij i mungonte aktivizimi në klubin italian, një klub që theksoi se e dashuronte shumë.
“Jam shumë krenar për karrierën time dhe për klubet në të cilat kam bërë pjesë. Kam pasur privilegjin të luaj për klube shumë të mëdha dhe prestigjioze, por më mungon një klub në veçanti. E kam fjalën për dashurinë time italiane, Juventusin. Juve, historia e një dashurie të madhe”, shkruan Ozil, bashkangjitur me një foto të tijën me fanellën bardhezi.