Milan është në kërkim të një trajneri, teksa Pioli ka mundësi të largohet nga pankina në fund të sezonit. Pavarësisht se nuk preferohet shumë nga tifozët, drejtuesit janë të bindur, dëshirojnë spanjollin Julian Lopetegui në stol.
Për baskun, Gerry Cardinale ka gati një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon. Lopetegui ka lënë në pritje Ëest Hamin, të cilët janë shumë të interesuar, për t’u dhënë përparësi kuqezinjve në këto momente. Mediat italiane janë të bindur se kjo javë është vendimtare. Nëse dështon kjo pistë, klubi i madh i Serie A do nisë sulmin për Fonsecan, Van Bommel apo Conceicao.