Përcarja e thellë brenda Partisë së Lirisë është reflektuar hapur edhe në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës. Këshilltari Tedi Blushi I cili është emëruar Sekretar I Përgjithshëm nga Meta ka përzënë nga protesta Endrit Brahimllarin, I cili u detyrua nga Meta të japë dorëheqjen si nënkryetar Partie. Edhe pse të dy janë këshilltarë, Blushi ka shmangur tërësisht Brahimllarin duke e larguar.
Më herët Brahimllari ka deklaruar se Tedi Blushi dhe pjesëtarë të tjerë të PL-së ka hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë.