Parlamenti Evropian është bërë “makinë e deklaratave të zemëruara dhe kontradiktore”, si dhe përshkrohet nga “rusofobia”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, teksa komentoi kërkesën e Parlamentit Evropian për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në Rusi.
“Parlamenti Evropian ka kohë që është i rrënjosur në një pozicion rusofobie të fortë,” tha Peskov në një konferencë për shtyp.
I cituar nga Tass, Peskov nënvizoi se “në kundërshtim me vokacionin kryesor të parlamentarëve, që është ndërtimi i dialogut, ai është kthyer në një makinë të zemëruar dhe kontradiktore”.