Policia e Korçës ka zbuluar 10 kg drogë të fshehura në një automjet dhe për pasojë ka arrestuar 2 persona.

Operacioni i policisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një nga fshatrat e Korccës. Në pranga ranë 2 persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri pasi iu gjetën në mjet 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë.