Ylli i Barcelonës, Ilkay Gundogan e cilësoi portierin e dytë të Manchester Cityt, Stefan Ortega, si portierin më të nënvlerësuar në botë.
Ederson Moraes ka mbetur jashtë fushës që kur u dëmtua në barazimin 1-1 të ekipit të tij në Premier kundër Liverpool muajin e kaluar. Në mungesë të tij, Ortega ka pasur më shumë minuta dhe ishte titullar në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Portieri 31-vjeçar gjerman justifikoi përzgjedhjen e tij, duke bërë dy pritje dhe shtatë rikuperime dhe duke plotësuar 86% të 29 pasimeve të tij. Një nga momentet kyçe të paraqitjes të tij erdhi në minutën e 43-të, kur rezultati ishte 1-1.
Një pasim nga Rodri për pak e kapi Ortega-n në befasi, me Mateta-n që ishte gati të përfitonte. Portieri i Manchester City-t, megjithatë, tregoi aftësitë e tij teknike dhe një gjakftohtësi të madhe duke lënë në vend sulmuesin francez.
Duke reaguar ndaj videos së radhës së Ortega-s, Gundogan, i cili u transferua te Barcelona me kosto zero nga Manchester City verën e kaluar, shkroi:
“Portieri më i nënvlerësuar në botë ⚽🥶”
🥶 Stefan Ortega Moreno 🥶 pic.twitter.com/iVVadHMtwz
— Manchester City (@ManCity) April 6, 2024