Në orën 11:00 pritet të nisë protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Policia ka marrë një plan masash, ku nga pamjet shihen dhjetëra policë për t’iu prirë çdo situate. Ata kanë rrethuar bashkinë dhe Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që po mbahet Kuvendi, një autobot me ujë është filmuar duke hyrë në parlament.