Protesta e ditës së sotme para bashkisë Tiranë nuk kaloi pa incidente. Këtë fakt prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka vënë në dukje duke reaguar për situatën.
OSBE ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së sotme para bashkisë së Tiranës. Në reagim thuhet se protesta është akt demokratik, por dhuna nuk mund të justifikohet.
Kjo ishte protesta e radhës që mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes “5D” ku u zbuluan drejtorët e bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.