Rrugët e Tel Avivit, Caesarea-s dhe Haifas u mbushën mbrëmjen e sotme nga protestues që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, teksa Izraeli vijon luftën e nisur pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi. Protestuesit kërkuan gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza. Mijëra njerëz alëvitën flamuj izraelitë dhe mbanin tabela me imazhet e pengjeve, duke i bërë thirrje qeverisë t’i sillte ata të gjallë në shtëpi.
Në Tel Aviv, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: “Ne nuk kemi frikë; ju e shkatërruat vendin dhe ne do ta rregullojmë. Ne duam që ata (pengjet) të kthehen të gjallë dhe jo në arkivole”.
Disa mbanin pankarta që i kërkonin qeverisë izraelite të bënte më shumë për t’i sjellë ata në shtëpi, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që shkruanin: “Gjysmë viti në ferr”. Protestuesit në Haifa e quajtën qeverinë një dështim, duke thënë se Netanyahu është “fajtor”.