Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Thethit këtë të martë së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becin.
“Përshëndetje me Mamicën edhe Vrana Kontin. Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit, diskutojmë atje me ta të cilët kanë hapur dyert për Thethin në një destinacion evropian turistik për programin e ri, paketën e re të mbëhstetjes të investimit në këto male, e cila do t’u hapë rrugë të gjith atyre që I kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë”, tha Rama.