Lulzim Basha tha se të vendosësh në ballë të protestës para Bashkisë së Tiranës, Ilir Metën, dhe të bësh thirrje kundër korrupsionit, është autogol.
Basha: Besueshmëria që thirret në emër të aleancës lë shumë për të dëshiruar. Qëllimi im nuk është… i thërret për një qëllim dhe i përdor për një qëllim tjetër. Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vesh në ballë Metën… a ka njeri që se kupton që ky është autogol?!
Mes të tjerash kryedemokrati hodhi poshtë deklaratat e Ilir Metës i cili është shprehur vazhdimisht se nuk ka qenë në dijeni të djegies së mandateve të opozitës në 2019-ën. Ai tha se Meta ka qenë nxitësi kryesor i kësaj ideje dhe shtoi se nuk ka në plan të bashkëpunojë kurrë me të, duke e cilësuar si “pazarxhi kronik”.
“Ilir Meta ka qenë nxitës I djegies së mandative si të tjerë. Disa e kanë kurajon ta pranojnë, disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin dhe fshehin dorën. Ilir Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Edi Ramës. Për ne Meta ka pushaur së ekzistuari si factor politik. Qëndrimi im është që me Ilir Metën dhe LSI nuk ka për të patur kurrë më një marrëveshje politike. Është një pazarxhi kronik që tanimë problemet nuk i ka me PD por i ka aty ku i ka”- tha Basha.