Një spektator i koncertit të grupit italian të rokut, Subsonica të mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Firence, ka ndërruar jetë.
Sipas mediave italiane, ka pasur një debat në sallë, ku më pas është përshkallëzuar në përleshje. 47 vjeçari është rrëzuar përtokë dhe ka pësuar lëndime të rënda që kanë rezultuar fatale.