Gazetari Bledian Koka, i afërt me zhvillimet brenda opozitës, ka deklaruar në emisionin “Top Story” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë. Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.
“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin, por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha Bledian Koka.
Ndërkohë, ‘Vox News’ mëson se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.
Duket se konflikti i Metës me Kryemadhin nuk është vetëm politik, por edhe familjar. Ndërsa edhe një pjesë e familjes, sipas gazetarit Koka, është në konflikt me Metën.