Një shpërthim tragjik ka ndodhur sot pasdite në një hidrocentral në Bologna në Italinë qendrore, që la lënë tre të vrarë dhe disa të plagosur, njoftonin zyrtarët lokalë. Grupi energjitik Enel që operon imjantin, tha në një deklaratë për mediat vendase se “një zjarr kishte shpërthyer në transformatorin e hidrocentralit”.
Tre njerëz janë vrarë dhe gjashtë janë të zhdukur në impiantin Bargi, pranë liqenit Suviana. Në pamje të publikuara nga vendngjarja shihej tym që ngrihej nga impianti në bregun e liqenit. Grupet e zjarrfikësve thonin se ishin duke kërkuar për të humburit, ndërsa shtonin se të paktën një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Kreu i zjarrfikësve vendas Calogero Turturici shtonte se ishte e pamundur të bëheshin supozime për shkaqet e mundshme te aksidentit.
Në deklaratën e grupit Enel shtohej:
“Pas aksidentit prodhimi i energjisë ka ndaluar por nuk ka pasoja për furnizimin kombëtar apo lokal me energji. Kompania informon se po punon me të gjitha njësitë për të siguruar evakuimin e stafit”.