Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin në Bashkimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua mbi intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin dypalësh.

“Diskutuam veçanërisht për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe në kuadrin e nismave ndërkombëtare dhe rajonale për stabilitet, siguri dhe paqe”, informoi Hasani.