Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku pesë anëtarë të një familjeje janë mbytur në pus në tentativë për të shpëtuar një mace.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se pesë anëtarë të një familjeje në fshatin Wadki, Maharashtra, ranë njëri pas tjetrit në pus.
Fillimisht ka qenë një nga burrat e familjes që hyri në pus për të shpëtuar macen por mbeti aty i bllokuar, më pas edhe katër të tjerët pësuan të njëjtin fat.
Të vdekurit janë 65-vjeçari Manik Kale, djali i tij 36-vjeçar Sandeep, 53-vjeçari Anil Kale, djali i tij Anil 28-vjeçar dhe i afërmi i tyre 36-vjeçar Babasaheb Gaikwad.
Në një deklaratë, Dhananjay Jadhav, oficer i lartë i policisë së Nevasës, pohoi se “një ekip shpëtimi mori pesë trupat nga pusi i braktisur ku kishte rënë një mace”.
Megjithatë, pasi pesë anëtarët e familjes Kale zbritën në gropë, një burrë i gjashtë që u përpoq të shpëtonte të tjerët mrekullisht mbijetoi. “Personi i gjashtë, i cili tentoi të shpëtonte të tjerët, hyri në pus me litar të lidhur në bel dhe mbijetoi”, shtoi policia, duke theksuar se është plagosur dhe është dërguar në spital.