Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpool, duke nisur nga sezoni i ri. Të kuqtë arritën të gjenin një akord me Feyenoord për të lënë të lirë teknikun holandez i cili ishte nën kontratë deri në fund të 2026. Liverpool do të paguajë 13 deri në 15 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Slot.

Më herët, Feyenoord kishte refuzuar një ofertë prej 9 milionë euro.