Gjykata ka liruar nga burgu anëtarin e bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani. I njohur me nofkën “Çipuri”, 48-vjeçarit iu caktua masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “ detyrimit per tu paraqitur ne policinë gjyqësore” cdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale . Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet ne njoftimin e Gjykatës.

Ish-anëtari i bandës së Gaxhait Armando Sulejmani ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua dy muaj më parë. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë, për të ndaluar automjetin i cili rezulton me targa të vjedhura. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit tip “Mercedes Benz”, iu gjetën targat origjinale të këtij automjeti. Sulejmani ishte i dënuar më parë për vrasje.