Ky është Agron Bejdolli, i arrestuar në Spitallë të Durrësit, i cili ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

Ai njihet si person shumë i afërt i Aleksandër Lakos (Rrumi i Shijakut). Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Beqiraj në tetor të vitit 2022.

Arrestimi i tij u bë pasi Krimet e Rënda në Policinë e Durrësit morën informacion se fshihej në shtëpinë e një kushëriri.