Një vajzë 12-vjeçare ishte shumë e frikësuar për t’i thënë nënës së saj pasi një burrë e sulmoi seksualisht.

Një vajzë 12-vjeçare e cila kishte rënë pre e abuzimit seksual nga një 53-vjeçar nuk ishte në gjendje t’ja rrëfente këtë gjë mamasë së saj.
Ajo i dërgoi një mesazh shoqes së ngushtë në orët e para të 24 marsit të vitit 2019 ku e frikësuar i thotë: Dua të të them diçka, as mamit nuk ia tregoj dot. Marku më abuzoi seksualisht.

Mark Mitchell, 53 vjeç, e kishte prekur tek pjesët e saj intime për një periudhë prej 15 minutash, sipas Policisë së Warwickshire.
Vajza, emri i së cilës nuk përmendet, në fillim kishte frikë të fliste. Ajo ishte e frikësuar se do ta fuste Mitchell në telashe nëse do t’u tregonte prindërve të saj, tha policia. Por shoqja e saj i tha nënës së saj, e cila më pas u tha prindërve të viktimës.
Kur vajza përfundimisht zbuloi sulmin, prindërit e saj thirrën policinë.
DC Usher i ekipit të abuzimit, trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, tha: Mitchell përfitoi nga një vajzë e re për kënaqësinë e tij dhe duhet të dënohet me burg. Është falë guximit të viktimës që i besoi një shoqeje se diçka nuk shkonte dhe guximit të asaj shoqeje që u tha prindërve të saj, që ne mundëm të ndërhynim përpara se të ndodhte ndonjë gjë tjetër.

Mitchell, nga Orton Road në Warton, u dënua me 21 muaj burg për sulm seksual ndaj një vajze nën 13 vjeç dhe nxitje të një vajze për t’u përfshirë në aktivitet seksual në fillim të këtij muaji.