Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka dhënë një intervistë për Helidon Halitin në RTSH ku ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.
“Bujar Kapexhiu: Partia demokratike më thonin që largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.
Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagog.
Bujar Kapexhiu: Kshuqë unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.
Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.
Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kshuqë ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.” – ka përfunduar Kapexhiu.