Kristiano Ronaldo vazhdon të mos sigurojë trofe me AL Nasr dhe duket se kjo po e ndikon futbollistin i cili po dhuron gjithnjë e më shumë gjeste të shëmtuara në fushën e lojës. Në ndeshjen e sotme të Superkupës së Arabisë Saudite, për këtë arsye ai e ka përfunduar takimin para kohe, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Skuadra e tij luante përballë Al-Hilal, në gjysmëfinalet e turneut ku golat e Al Dausari dhe Malkom i dhanë avantazhin rivalëve, ndaj Ronaldo u shfaq shpesh i nervozuar në vijimin e sfidës.
Pak minuta para fundit të ndeshjes, ai shprehu gjithë nervozizmin e tij duke goditur me bërryl një kundërshtar, për t’u ndëshkuar me karton të kuq për sjellje josportive.
Sadio Mane shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes, por në fund fitorja i shkoi Al Hilal me shifrat 2-1, duke sjellë eliminimin e radhës të Al Nasr.
لقطة الطرد
كريستيانو والبليهي 📽️- تابع الحساب الأساسي :@NFCStudio1#النصر_الهلال | #AlNassrAlHilal #كأس_الدرعية_للسوبر_السعودي 📷 #CristianoRonaldo #CR7𓃵 #رونالدو_نصراوي #Ronaldo pic.twitter.com/dseUuiacO1— تغطية لمباريات النصر V (@xx76668329) April 8, 2024