Mjeshtri Piro Milkani dhe banorët e 3 pallateve kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit për instalimin e ashensorëve.
Përmes Fondit të Komunitetit, qytetarët mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve.

“Siç mund ta shikoni unë jam banor i vjetër i këtij pallati që mund të quhet në zemër të Tiranës ku jetoj këtu prej më shumë se 50 vitesh. Është sigurisht në zemër të Tiranës, por mosha bën të vetën . Unë kam arritur në një moshë që kam vështirësi në ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve duke ngjitur ushqimet dhe sendet. Një nga vendimet më të bukura të Bashkisë së Tiranës është ai vendim që lehtëson pensionistët që jetojnë në pallate të vjetra që nuk kanë mundësi të jetojnë në pallate me ashensor. Dhe ky është gjesti më fisnik i Bashkisë së Tiranës që na mundëson dhe ne pensionistëve të jetojnë në kushte normale dhe ta ndjejnë veten si qytetarë të kryeqytetit të Shqipërisë”, thotë Milkani.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FErionVeliaj%2Fvideos%2F1386041079458135%2F&show_text=false&width=380&t=0