West Ham dhe Liverpool barazuan 2-2 për raundin e 35-të në Premier League. Në minutën e 77-të vendasit barazuan ndeshjen, teksa Klopp po bëhej gati të bënte tre zëvendësime pikërisht në aksionin e golit.

Në pritje për t’u futur në fushë, Salah dhe Klopp u përfshinë në një debat, me egjiptianin që ishte gati për një përplasje fizike me trajnerin. Duhej ndërhyrja e Nunes dhe Gomez që konflikti mos kthehej në përplasje fizike.

Vërtet një sjellje e papritur te Liverpool, me Klopp që mbajti në stol disa nga lojtarët kyç. Duket se klima në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë te të kuqtë, me trajnerin që ka njoftuar largimin në fundin e sezonit.