Prezantuesi lajmeve ne rrjetin publik britanik ITV News, Rageh Omaar është në spital duke marrë kujdes mjekësor pasi u ndje keq në transmetimin direkt kur nisi të ngaterronte fjalët, teksa nuk lexonte dot tekstet që kishte në tryezë.
56 vjeçari Omaar, ishte duke lexuar lajmet e orës 22.00 mbrëmë kur papritur nisi të lëshonte tinguj pa kuptim nga goja derisa transmetimi u ndërpre.
Nuk dihet shkaku i sëmundjes së paparitur të Omar, por ITV News tha se ai po merr kujdes mjekësor dhe se shpreh mirënjohjen për urimet e shikuesve.
Një zëdhënës i ITV News tha.
‘Rageh nisi të ndjehej keq teksa po prezantonte lajmet e orës 10.00 dhe tashmë po merr kujdes mjekësor. Ai falënderon të gjithë për urimet e shërimit të shpejtë”.
ITV+1 ndërpreu shpejt programin në mometin e ngjarjes teksa një mesazh në ekran shkruante: “Rikthehemi së shpejti, për momentin nuk mund të transmetojmë shërbimin”.
Në video, Omaar shihet që mezi arrin të formojë fjalët dhe duket i tronditur teksa lexon një artikull për jetën e fundjavës”.
Omaar, gazetar britanik i lindur në Somali ka punuar më parë për BBC gjatë kohës së luftës brutale në Irak në 2003./Daily Mail/