Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të Londrës të martën në mëngjes. Autori 36-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një turmë me shpatë, duke plagosur pesë persona.
Mes tyre ishte edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Gjithashtu, dy punonjës policie janë shtruar në spital me lëndime të rënda, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por jeta e tyre është jashtë rrezikut. Autori 36-vjeçar u arrestua pas sulmit, pasi ai u pa duke ecur në rrugë me shpatë, sipas njoftimeve të policisë.
Rrethanat rreth sulmit janë duke u hetuar, por nuk besohet të ketë lidhje me “ndonjë akt terrorist”, shkruan BBC.