Një pronar lokali është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.
Në pranga ka rënë Z.K i cili kishte përshtatur lokalin e tij në lagjen “Ahmet Haxhija” për ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.