Gjatë inspektimeve që Kryeministri Rama po zhvillon ditën e sotme (19 prill) në Durrës, u ndal edhe tek kjo hapësirë e re publike në dispozicion të qytetit të Durrësi.

“Veliera”, një nga veprat më komplekse e cila po shkon drejt përfundimit

“Ka dashur kohën e vet dhe imagjino sa kohë u humb nga ata që u vunë kundër, me historira Prokurorie, jo do preket, jo nuk do preket Durrësi i lashtë, budallëqe e gjithë ajo kohë e humbur. Si nuk bëmë një punë të re inovative që nuk na u vunë mbrapa, si ka mundësi? Që në kohën e bashkisë deri më sot, si nuk u bë një punë që të bëhet dhe jo të thonë “bravo”, por të të lënë ta bësh pa të penguar, pa të nxjerrë njerëz, pa të nxjerrë probleme, pa të ngritur akuza. Megjithatë, këtu mbaron. Më 1 qershor duhet të bëjmë këtu festën e fëmijëve. Për sezonin kjo mund të bëhet kryevepër”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Veliera do të jetë jo vetëm një atraksion më shumë turistik, në prag të këtij sezoni, por dhe një hapësirë publike për evente apo koncerte.