Avokati Eugem Beçi i ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për fenomenin prostitucion në Dubani.

Ai shprehet se edhe pse është një vend islamik dhe ka ligje të rrepta për prosititucion, ky vend tregon indiferentizëm për këtë fenomen pasi sjell investues dhe para të pista, gjë që i leverdis këtij vendi.

Dafina Hysa: Gjatë ditëve të fundit është bërë edhe investigimi i gazetës zvicerane e publikuar e në gjuhën shqipe ku thekson se Dubai strehon biznesmenë VIP dhe 500 mijë eskorta, ndërkohë që 500 përllogariten edhe vajza shqiptare që punojnë si punonjëse seksi. Po diskutojmë për Dubain, një vend mysliman dhe nga ana tjetër për një numër të konsiderueshëm të punonjësve të seksit. A ka shkelje, pse nuk e parandalojnë?

Eugen Beçi: Është një punë dhe strategji e brendshme e atij shteti për të realizuar procesin e thithjes së investitorëve, parave të pista dhe duke thithur paratë e pista dhe investitorët sigurisht që do merret dhe ky aktivitet i eskortave të cilat bashkëshoqërojnë krimin e organizuar dhe paranë e pistë. Fakti që ka edhe shtetase shqiptare që punojnë si eskortë duhet të mendojmë që lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, lufta kundër prostitucionit përsa i përket mënyrës dhe strategjisë duhet të intensifikohet sa më parë edhe në republikën e Shqipërisë.

Dafina Hysa: Çfarë parashikimesh ligjore ka Dubai për prostitucionin?

Eugen Beçi: Dubai si shtet i cili ka në bazë fenë islamike, nuk besoj se do ta ketë të legalizuar prostitucionin si aktivitet. Dënimet janë shumë të ashpra, nuk jam i saktë të të them dënimet e burgut, dënimet janë shumë të ashpra dhe janë aktivitete rreptësishtë të ndaluara sipas ligjeve atje. Duke shfrytëzuar faktin se duan më shumë investime, realizojnë një proces indiferentizmi të organeve ligjzbatuese duke lejuar këtë aktivitet.