Fabio Kanavaro do të jetë trajneri i ri i Udinezes. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Serisë A përmes një postimi në rrjetetet sociale.
“Fabio Kanavaro është trajneri i ri i Udinezes. Klubi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë të vitit 2006, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024″, shkruhet në faqen e klubit.
Kanavaro do të ketë ndihmës trajner vëllain e tij Paolo si ndihmës trajner dhe Françesko Troise si bashkëpunëtor teknik. Prezantimi i tij do të bëhet nesër, më 23 prill, në orën 13:00 në sallën e shtypit të stadiumit Bluenergi.