Këtë të premte, në prangat e policisë ka rënë ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, Leonard Kadrimi, i akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

Kadrimi është bashkëshorti i Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun ne PD-në e Berishës.

Kjo e fundit, vetëm dy vite më parë, në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan, tregonte luksin e saj të çmendur, që të kujton videon e famshme të Monika Kryemadhit me Sonila Meçon.

Video që më pas u zhduk nga interneti.

Tani se ku i gjeti paratë Jola për luksin e saj të shfrenuar, nuk është e vështirë ta kuptosh.