Ceremonisë simbolike të martesës së Alba Ahmetajt dhe Edlira Marës i është bashkuar edhe ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos.
Ai ka zgjedhur të postojë një foto me dy vajzat, për të dhënë edhe një mesazh mbështetës ndaj tyre.

“Mora pjesë në dasmën e Edës dhe Albës në Tiranë, të cilat festuan dashurinë e tyre 14 vjeçare. Jam i frymëzuar nga guximi i tyre përballë diskriminimit. Unë i mbështes fort Edën dhe Albën dhe të gjithë komunitetin LGBTIQA+ në luftën për barazi”, shkruan ambasadori në rrjetin social X.

“Të gjithë duhet të kenë të drejtën të jenë vetvetja dhe të duan atë që duan. Nëse je kundër martesës me partnerë të së njëjtës gjini, je i lirë ta shprehësh këtë. Por, shprehe mendimin tënd me mirësjellje. Jam shumë i dekurajuar nga gjuha e urrejtjes ndaj Edës dhe Albës”, tha Vos në reagimin e tij.